Futboll Seria A Sport

INTER HEQ DORË/ Lazio hidhet sërish në sulm për Kumbullën. Tare dërgon tjetër ofertë te Verona

Lacio është hedhur sërish në sulm për të marrë Marash Kumbullën. Sipas mediave italiane, pasi Interi është tërhequr nga gara për të blerë mbrojtësin shqiptar, bardhekaltërit i kanë paraqitur Veronës ofertën 20 milionë euro plus kartonin e futbollistit Andre Anderson.

“Corriere dello Sport” bën me dije se propozimi i Lacios ka mbërritur në adresën e verdhebluve të Veronës para disa javësh.

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare u shpreh para disa kohësh se klubi kryeqytetas nuk do të interesohej më për Kumbullën, por stepja e Interit duket se i ka rikthyer sërish në garë bardhekaltërit.

Related posts

PËRPLASJA ME ANGRELLI/ Pirlo i ka orët e numëruara, Juve në kërkim të një trajneri të ri, sa shumë emra në listë

Delo.autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Tek Flamurtari nuk ka shenja “jete”, ja të gjitha lëvizjet e deritanishme

Delo.autor

Shehi i pavendosur, Daja i lutet/ Qëndro të paktën për Europën

Sadik.Autor

Leave a Comment