Bundesliga Futboll Sport

E KRYER/ Leverkusen gjen pasuesin e Havertz. Schick transferohet te “aspirinat”, ja sa fiton Roma

Patrick Schick është një lojtar i ri i Bayer Leverkusen. Pas shtyrjes së ditëve të fundit për shkak të pozitivitetit të ndryshëm ndaj Covid-19 të gjetur në ekipin e tij kombëtar – duke përfshirë edhe vetë lojtarin – sulmuesi çek arriti këtë mëngjes në Gjermani për t’iu nënshtruar kontrolleve të zakonshme mjekësore dhe më pas për të hedhur firmën mbi kontratë.

“Aspirinat” i besuan pikërish ish-futbollistit të Sampdorias si pasues të Havertz te Chelsea për gati 100 mln euro. Për shitjen e tij Roma do të fitojë thuajse 28 milion euro.

Sezonin e shkuar te Leipzig, sulmuesi çek realizoi 10 gola në 22 ndeshje në Bundesliga.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Vllaznia. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

LAZIO-MILAN/ Formacionet zyrtare. Strakosha sfidon Piatek

F.autor

AVENTURA E ZIKALTËRVE/ Marota: Interi, më mirë se Juvja e…

Isa.Autor

Leave a Comment