Futboll Premier League Sport

TJETËRSIM I “LËKURËS”/ Fanella e tretë si e Juventus, shpërthejnë tifozët e “Djajve të Kuq”

Fanella e parë është padyshim e kuqe, e dyta e zezë. E treta do t’i ketë të dyja ngjyrat, bardhë e zi. Pra, do të jetë pak a shumë si ajo e Juventusit. Zgjedhja e modelit të fanellave të reja të Manchester United është e veçantë, me vija që kujtojnë skuadrat më të rëndësishme në botë, me këto ngjyra. Pa dyshim, “Zonja e Vjetër” është mes të gjithave.

Një fanellë pothuajse krejtësisht e zezë dhe e bardhë, e treta e Manchester United, përkundër sponsorëve dhe vijave të kuqe te supet. Ky tjetërsim i fanellës i ka zemëruar tifozët nga “Old Trafford”, të gatshëm për ta thënë fjalën e tyre në një mënyrë negative midis Twitter, Instagram dhe Facebook.

Jo aq për ngjyrat që të kujtojnë Juventusin, apo Newcastle, pavarësisht se vijat nuk janë krejtësisht horizontale ose vertikale, por pikërisht për ngjyrat e zgjedhura, duke lënë pak hapësirë ​​për të kuqen. Diçka negative sipas tifozëve të “Djajve të Kuq”.

Related posts

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Suarez ndëshkon “Katalanasit”, Alves përjashtohet nga loja (VIDEO)

Delo.autor

Milan do të presi skuadrën Sassuolo pas atij barazimi zhgënjyes në derbi

Sadik.Autor

Tronditet karriera e ish-kapitenit të Kroacisë, pezullohet për 17 muaj

Q.Autor

Leave a Comment