Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI: Bushiç humbet rast të artë, nuk shënjestron si duhet portën (VIDEO)

Ka startuar takimi mes Kukësit dhe Flamurtarit që po luhet në stadiumin e Kamzës. Verilindorët ndodhen në vendin e 3-të me 19 pikë, ndërsa vlonjatët në vendin e 5-të me 15 pikë.

Për Cungun ka startuar nga minuta e parë Shameti, që vuante nga një dëmtim. Daja nga ana tjetër ka bërë ndryshime pasi vuan mungesën e Mustës dhe Bathës.

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI 1-2

Spehar 49′ / Veliu 39′, Danilo Alvesh 45′

KOMENTI

57’ Çfarë humbet Bushiç. Danilo Alvesh dhe Kotobelli kombinojnë mes tyre dhe shastisin mbrojtjen kukesiane. Kotobelli kroson mirë nga e majta dhe Bushiç nuk ka shënjestren e duhur edhe pse ishte i pashqetësuar.

56’ Bushiç lufton fortë në mesfushë, arrin të dal fitues dhe udhëheq një top drejt portës, pason për Danilo Alveshin, por Frashëri është më i shpejtë.

49’GOOL. Aksion i rrjedhshëm i verilindorëve. Uillian kroson në zonë dhe Sephar është aty i harruar nga mbrotjësit vlonjat. Godet me kokë dhe Koliçi nuk arrin të grushtojë.

46’ Dy lëvizje te Kukësi, largohet E’themi në vend të tij Kalaja. Gjithashtu largohet edhe Limaj, në fushë Spehar. Ndërkohë vlonajtët nuk bëjnë asnjë lëvizje.

45’Rinis takimi topin e parë e shkelmojnë vlonjatët.

PJESA E DYTË

45+2’ Përfundon pjesa e parë.

45’ Dy mintua shtesë nga gjyqtari.

45’ GOOL. Kundërsulm i vlonajtëve pas një rast të patër të Rexhinaldos, Alvesh merr topin, pason te Bushiç dhe ky i fundit ia kthen brazilianit i cili tregohet gjakftohtë përpara portës.

39’GOOOL. Shënon Franc Veliu për vlonjatët. Krosim i Torasës nga faulli, provon me kokë Bushiç, topi përfundon te Veliu, i cili me 2 tentativa e çon topin në rrjetë

35’ Aksion i gjatë i vlonjatëve që nisi me një goditje dënimi. Useini ka stopuar një top ka goditur drejt portës, por ka qenë shumë e lehtë. Frashëri kontrollon lehtësisht.

32’ Manovër e mirë e Kotobellit nga e majta që depërton mirë, kroson por Shameti është pozicional. Bushiç po priste nga prapa…

28’ Pollozhani rrezikon të verdhin pas ndërhyrjes ndaj Rexhinaldos. Ky i fundit i numëron ndërhyrjet kryesorit Sokoli, por qëndërmbrojtësi ia hedh paq.

25’ Goditje dënimi për Kukësin, kroson Zguro drejt zonës, gjen Cuculin me kokë, por mbrojtësi nuk ka shënjestrën e duhur.

17’ Dëmtim i Danilo Avleshit, por futbollisti jep “OK” se mund të vazhdojë.

13’ Rasti i artë për Flamurtarin, por Maliqi bëhet shpëtimtar. Torasa kalon mirë nga e djathta, kroson në zonë dhe përpara se Bushiç ta shtynte në rrjetë ndërhyn mbrojtësi i Kukësit.

12’ Moment pasigurie në zonën vlonajte. Pas një krosimi nga goditja e këndit Koliçi është i pasigurt por e kap topin në 2 kohë.

11’ Ndalon loja për një moment, Stivi Frashëri ndërron fanellën pasi ishte e përafërt me atë të lojtarëve të Flamurtarit.

8’ Zguro kroson mirë nga e majta, por topi gjen duart e Koliçit.

6’ Zbritje e mirë e Kukësit nga e djathta me Maliqin, del fitues në një duel me Useinin dhe mund të ishte në pozicion të mirë drejt portës, por arbitri akordon faull në favor të vlonjatëve.

1′ Starton sfida.

Related posts

SHUHET ËNDRRA E KAPITENIT LEGJENDAR TË ROMËS/ Habit bashkëshortja e Totti: Për fëmijën e katërt, të gjej grua tjetër…

Delo.autor

JUVENTUS-TORINO/ Falë gafës në mbrojtje, Sasa Lukic befason “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

DY LARGIME DHE 3 PËRFORCIME NË JANAR/ Ja si pritet të jetë Napoli i Gattusos

Delo.autor

Leave a Comment