Futboll Seria A Sport

Allegri i ka idetë e qarta, punën e titullit e mbyll në Romë

Juvja është vetëm një hap larg fitimit të titullit të shtatë kampion radhazi. Trajneri Massimiliano Allegri kërkon që dëshirën ta vërë në praktikë dhe beson se të tijtë mund të dalin fitimtarë nga “Olimpico”.

“Kur Roma përballet me Juven, stadiumet gjithnjë mbushen plot. Ata duhet që të arrijnë një vend në Champions, kurse ne na duhet titulli kampion. Djemve u thashë që nëse duan një javë më shumë pushim, duhet që ta fitojnë titullin nesër. Shpresojmë që ta mbyllim çështjen titull. Vijmë nga një fitore e bukur në Kupën e Italisë.”, deklaroi tekniku i bardhezinjve. Allegri nuk i kursen vlerësimet për teknikun e verdhekuqve, Eusebio di Francesco.

“Nuk ishte e thjeshtë që të ishe trajner i Romës pas Spalletti-t, që bëri një sezon shumë të mirë. Mbërritja në gjysmëfinalen e Champions-it ishte diçka e papritur. Eusebio tregoi gjithë vlerën e tij. Ëstë një nga teknikët e rinj më të zotë në qarkullim”.

Ai më pas foli edhe për rivalët e këtij sezoni për titullin kampion, Napolin.

“Napoli nuk u zhduk. Juvja pati aftësinë që të qëndronte e qetë pas humbjes kundër Napolit. Skuadra e Sarri-t gjithsesi ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, e cila vazhdoi falë një loje shumë të mirë. Ata u përmirësuan edhe në detajet e vogla. Duhet thënë se në këtë sezon fituan disa takime që nuk ia dolën t’i fitonin në vitet e mëparshme. Madje morën në shtëpi suksese në të 90’.

Por kundër kishin një Juve që bëri një paraqitje të mirë, të vështirë për t’u mundur. Gjithsesi,a ta duhen vlerësuar për atë që kanë bërë.”, përfundoi tekniku i “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

Alan Shearer: Salah është lojtari më i mirë i Premier League

Sadik.Autor

SONTE EMOCIONE TË FORTA NË CHAMPIONS/ E gjithë vëmendja te finalja e parakohshme, ja sfidat e mbrëmjes

F.autor

SHIHET SI PASUESI I SANCHOS/ Klubi spanjoll kërkon një mal me para për ish-dështakun e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment