Futboll Premier League Seria A

Arsenali vëzhgoi nga afër Koulibalyn dhe Insignen

Arsenali ka dërguar vëzhguesit në Napoli për të parë nga afër dyshen Kalidou Koulibaly dhe Lorenzo Insigne në ndeshje ndaj RB Leipzig.

Azzurrët ishin në avantazh 1-0 në pjesën e parë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës, ku në fund pësuan 3-1 në shtëpi.

Sipas Calciomercato.it, vëzhgues të Arsenalit kaun qenë prezent në ndeshje.

Ata kanë shkuar nga afër qendërmbrojtësi Koulibaly dhe anësorin sulmues Insignen, që të dy pëlqehen qe një kohë të gjatë nga Arsene Wenger.

Kalidou Koulibaly i SSC Napolit. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mbrojtësi luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa italiani u fut në pjesën e dytë.

Mësohet se Gunnersit janë ndarë të kënaqur edhe me lojën e Timo Werner të RB Leipzig.

Arsenali kërkon mbrojës pasi që vetëm dy aktualisht janë të nivelit të lartë.

Related posts

“NDIHEM GATI PËR KOMBËTAREN E MADHE”/ Sulmuesi Sahiti: Nuk mërzitet askush edhe nëse…

Delo.autor

LARGOHET NGA STOLI I REAL MARDIDIT/ Solari boshatis zyrën e tij dhe “ofendohet”, ja çfarë i bëjnë lojtarërt

Delo.autor

HISTORIA E PABESUESHME: Nga burgu në kampionatin spanjoll

Isa.Autor

Leave a Comment