Futboll Sport

Redi Jupi: Kemi gabuar që kemi zgjedhur Panuçin, nuk e kuptoj pse quhet “vëllazërore” me Kosovën

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi, në rolin e analistit në emisionin Procesi Sportiv, deklaron se ndeshja me Kosovën ishte dita më e keqe për Shqipërinë, dhe se nuk e kupton se duhet të quhet vëllazërore, kur ne e kemi garën me këtë përfaqësuese për lojtarët që janë të dyzuar të zgjedhin.

“Nuk mendoj se ndeshja me Kosovën është përgatitur si duhet. Vërtetë që disa lojtarë kanë qenë tanët, por ata janë në garë me ne për lojtarët. Për ne ai ishte një shans i humbur. Nuk duhej ta luanim ashtu ndeshjen. Respekte Kosovës për mënyrën se si e luajti ndeshjen, me agresivitet.

Pse quhet vëllazërore? Ajo është një ndeshje për të fituar. Lojtarët bëjnë llogaritë e tyre, për të zgjedhur Shqipërinë apo Kosovën. Lojtarët që janë të dyzuar se kë të zgjedhin, pas kësaj ndeshje kanë parë që Kosova mund të jetë më mirë.

Gjithsesi, Kombëtarja jonë ka qenë në Europian, është e stabilizuar prej vitesh. Edhe Kosova ka bërë hapa galopant, por në pak kohë ka futur një frymë pozitive në grup. Kosova nuk është aq mirë, sa u shfaq atë ditë, por edhe Shqipëria nuk është aq keq sa ishim atë ditë. Skuadra nuk ka ekuilibër, nuk është e vendosur mirë. Skuadra ka dilema. Panuçi nuk është një përzgjedhës i mirë për formacionin. Mendoj se nuk është zgjedhja e duhur me këtë trajner.”

Related posts

Mici mungon këtë javë, Daja e zëvendëson me të “harruarin”

Sadik.Autor

U KONSIDERUA SI NJË TALENT TEK INTER/ Yli Esposito nuk gjen vend as tek skuadrat e Serie B, “Zikaltërit marrin vendimin

Delo.autor

I MJAFTOJNË 4 MINUTA LOJË/ Pas një asisti nga Bonaventura, Kouame ndëshkon Inter (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment