Futboll Shqipëri Sport

KOMBËTARJA U-21/ Shpresat përmbysje ME EMOCIONE ndaj Andorrës, Shqipëria e 3-ta në grup

Kombëtarja Shpresa ka triumfuar me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për eliminatoret e grupit të tretë në Euro 2021.

Skuadra iberike kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50.

Pavarësisht tentativave, kuqezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në fragmentin e parë të lojës, teksa duhet të prisnin pjesën e dytë, për të realizuar fitoren e karakterit.

Ishte mbrojtësi Adolf Selmani ai që i hapi rrugën përmbysjes në minutën e 62-të, falë një goditje të saktë me kokë. Për të kaluar në avantazh Shqipërinë U-21 mendoi Xhakomo Vrioni, i cili realizoi me kokë në minutën e 85-të. Kapakun këtij triumfi ja vendosi sulmuesi Bullari, edhe ky i hedhur nga stoli, duke shënuar golin e tretë në sekondat e fundit.

Related posts

LARGOHET NGA MANCHESTER CITY/ Mbrojtësi Mangala rikthehet në La Liga tek…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso: Nuk duhet të festojmë shumë, sepse…

Delo.autor

“I VAR KËPUCËT NË GOZHDË”/ Shpërthen Braziliani: Emri im është Dani Alves dhe kam lindur për…

Delo.autor

Leave a Comment