Bundesliga Futboll Premier League

Batshuayi i frustruar me Chelsean: Shënoja gola, por qëndroja në bankën rezervë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Michy Batshuayi ka lënë të kuptohet se është frustruar seriozisht në klubin e Chelseat.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar pesë gola në tre ndeshjet e para për klubin, duke arritur edhe një fitore në Ligën e Evropës kundër Atalantës me rezultat 3-2.

“Nuk kalova periudhë të mirë te Chelsea, por këtu jam mirëpritur nga kolegët dhe mbështetësit e mi”, tha Batshuayi, duke folur për “Sporza”.

“I ulur në stol, duke shënuar një gol dhe pastaj sërish në bankën rezervë, ishte mjaft e vështirë”.

“Si një lojtar i ri, ju duhet më shumë kohë për të evoluar. Është e përkryer këtu dhe jam i befasuar nga të gjithë”, tha futbollisti.

I pyetur për interesimin e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, ai shtoi se “Nuk e di, ata janë përqendruar në Ligën Premier dhe kanë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Unë shpresoj se do të marrin rezultat pozitiv”.

“Nuk po mendoj për kthimin. Për mua, është e rëndësishme të luaj mirë për Borussia Dortmundin në çdo ndeshje. Unë do të veproj varësisht sipas kohë”, tha Batshuayi.

Related posts

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH ME 10 LOJTARË”/ Portieri Courtois : Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për…

Delo.autor

“KORONAVIRUSI” NDAL FUTBOLLIN NË ITALI/ Kryeministri Conte nuk di çfarë do të ndodhë…

Delo.autor

IZRAEL-SHQIPËRI/ FORMACIONET: Uzuni e nis si titullar, Balaj në sulm. Ja si rreshtohemi (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment