Futboll Premier League Sport

E KONFIRMON LAMPARD/ Tre afrimet e reja nuk do jenë gati për fillimin e kampionatit

Hakim Zijek do duhet të presë për debutimin zyrtar me Çelsin, pasi trajneri Lampard konfirmoi se afrimi i ri ka pësuar një dëmtim në gju. Marokeni mbërriti nga Ajaksi tek klubi londinez për 35 milionë euro.

Por përveç Zijekut edhe dy transferimet e reja, Ben Çiluell dhe Tiago Silva nuk janë ende gati për debutimet e tyre. Këtë e konfirmoi trajneri i Çelsit, Lampard në konferencë për shtyp. “Zijek u dëmtua në gju në miqësoren ndaj Brajtonit dhe nuk do jetë gati. Çiluell po punon që të arrijë formën optimale por edhe ai nuk do jetë gati.

Tiago Silva nuk do stërvitet me ne deri në fundjavë dhe dyshoj se do jetë i gatshëm për fillimin e kampionatit”, tha Lampard.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Dembele i gatshëm për duelin kundër Manchester United

Delo.autor

”NUK KEMI NEVOJË PËR LETRA DHE SHKRIME”/ Reja: Sot fola me Dukën

Delo.autor

SHERR MES BALTËS/ Shikoni çfarë ndodh në ndeshjen e Kategorisë së Dytë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment