Sport Të tjera

HISTORIKE/ Pas basketbollit, një tjetër ligë bashkohet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga edicioni i ardhshëm 2020-21, ekipet më të mira profesioniste të basketbollit shqiptar dhe atij kosovar do të konkurrojnë në një ligë të përbashkët.

Vendimi i përfolur prej kohësh u zyrtarizua sot në një ceremoni të organizuar nga të dy Federatat, në prezencë të Kryeministrit Rama.

Në edicionin e parë të Ligës së përbashkët do të marrin pjesë tetë skuadra. Përkatësisht, nga Shqipëria do të konkurrojnë Tirana, Vllaznia, Teuta dhe Goga Basket.

Ndërsa nga Kosova, Ligës do t’i bashkohet Prishtina, Peja, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli.

Megjithatë, bashkëpunimi në basketboll nuk do të jetë i vetmi.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama paralajmëroi mundësinë e bashkëpunimeve të reja midis Federatave të tjera, si ajo e volejbollit, etj.

Gjithashtu, bashkëpunimi do të vijojë të shtrihet edhe në kampionatet e moshave midis shkollave.

Sipas planit të dy qeverive tona, projekti për masivizimin e sportit në shkolla do të unifikohet, duke bërë të mundur që për çdo sport, më të mirët të konkurrojnë midis njëri-tjetrit, duke përzgjedhur një kampion mbarëkombëtar.

Related posts

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ibraimi: Te Dinamo jemi shumë të mirë, duhet të bëjmë ndonjë sherr…

Delo.autor

Reagon peshngritësi SHQIPTAR/ Kushdo që “baltos” do të marrë një kundërpërgjigje të ASHPËR

Isa.Autor

Zbardhet strategjia e Milanit në merkato, ja kriteret që duhet të kenë kandidatët

Sadik.Autor

Leave a Comment