Futboll La Liga Sport

“ËSHTË NJË SITUATË SHUMË E VËSHTIRË…”/ Modric për shokun e skuadrës: Ka ardhur momenti të marrë një vendim

Luka Modric i ka bërë thirrje shokët të skuadrës te Real Madrid, Gareth Bale, që të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen.

Ka patur shumë zëra për një kthim të Bale në Premier League te Manchester United dhe ish-klubi i tij Tottenham, pasi ai sulmoi Real-in se “ka bllokuar çdo gjë në sekondën e fundit”, kur ai ka kërkuar të transferohej në Kinë verën e kaluar.

Modric ka thënë për Times: “Luajmë bashkë prej të paktën 12 vitesh dhe është një situatë shumë e vështirë për atë dhe për klubin”.

“Gareth duhet ta dijë atë që do. Ai është i rritur dhe duhet të vendosë se çfarë është më e mirë për të”.

“Ndihet i lumtur këtu apo do të provojë një aventurë të re? Për mua, Gareth është një lojtar i madh dhe ka akoma shumë për të dhënë  në futboll”.

“Varet nga ai, nëse ka uri ose dëshirë që të vazhdojë. Mendoj se po, por, pavarësisht nëse vazhdon këtu ose diku tjetër, ai mund të jetë akoma një lojtar i rëndësishëm”.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE” NË “SAN SIRO”/ Milan dhe Napoli ndajnë pikët, vazhdon kriza tek të dyja ekipet

Delo.autor

SONDAZHI I BUJSHËM/ Ja fajtori për eliminimin Barcelonës nga Championsi (FOTO)

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË SPANJË/ James Rodriguez futet në TELASHE

Isa.Autor

Leave a Comment