Futboll Sport

PREZANTIM EPIK NË VERSIONIN “LA CASA DE PAPEL”/ Crvena Zvezda bën goditje e bujshme në merkato (VIDEO)

Crvena Zvezda, skuadra që eliminoi Tiranën në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ka zyrtarizuar ditën e sotme një goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin italian Diego Falçineli,  i cili vjen si u huazuar nga skuadra e Bolonjës, me rekomandim të trajnerit serb Sinisha Mihajloviç.

Diego-Falcinelli

Një dhuratë kjo për patriotin Dejan Stankoviç. I veçantë është fakti se prezantimi i 29-vjeçari është bërë në mënyrë spektakolare, në versionin e filmit të famshëm “La Casa del Papel”.

Lojtari largohet i maskuar nga ambasada italiane, ku një vajzë po e pret në makinë. Ata vijnë së bashku në stadiumin “Rajko Mitic”, teksa sulmuesi merr fanellën dhe futet në dhomën e zhveshjes ku hedh maskën. Italiani sezonin e shkuar ishte pjesë e Peruxhias në Serinë B, ku u aktivizua 25 takime dhe realizoi 3 gola.

Vlen të theksohet fakti, se Tirana dhe Crvena Zvezda mund të përballen sërish së bashku në “play-off”-in e Ligës së Europës, në rast se skuadra serbe dështon ndaj Omonias.

🇷🇸🇮🇹

Insieme 🇷🇸🇮🇹

Gepostet von FK Crvena zvezda am Donnerstag, 10. September 2020

Related posts

E PABESUESHME/ INTERI duhet të HUMBASI në “Camp Nou”, që të FITOI Championsin

Isa.Autor

Partizani i befason të gjithë, largon sulmuesin që firmosi tri javë më pare

Isa.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Donatorët ia dolën! Rinisin kërkimet për futbolistin (FOTO)

F.autor

Leave a Comment