Futboll Seria A Sport

“TELASHE” PËR MILANIN/ Donnarumma i kërkon klubit 10 milionë euro për rinovimin e kontratës

Rinovimi i Ibrahimovic dhe transferimi i Tonalit ka sjellë një frymë optimiste te Milani që po bëhet gati për sezonin e ri.

Sidoqoftë, gjërat nuk po ecin edhe aq mirë te “Djalli”, që tashmë ka një problem që duhet ta zgjidhë sa më shpejt.

Rinovimi i kontratës së portierit Gianluiggi Donnarumma dukej se nuk do të ishte problem për kuqezinjtë, por në fakt po ndodh e kundërta.

Gardiani ka një kontratë me Milanin që skadon në 2021-in, ndërkohë kërkesa e menaxherit të Donnarummës, Mino Raiola, për një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ka vendosur në pozita të vështira drejtuesit e “Djallit”.

Këta të fundit kanë shfaqur gatishmërinë e tyre që gardiani të përfitojë një pagë më të lartë se 6 milionë eurot që merr aktualisht, por oferta e tyre është shumë larg asaj që kërkon Raiola.

Milani ndodhet në vështirësi, pasi nuk dëshiron që të humbasë një portier si Donnarumma me parametra zero.

Momentalisht oferta e “Djallit” është 7 milion euro në sezon dhe portieri të qëndrojë te Milani deri në vitin 2024.

Ekziston edhe opsioni që Giggi të qëndrojë për më pak vite, deri në 2022-in ose 2023-in.

Related posts

REKORDI I RI BOTËROR/ 2057 tifozë të skuadrës argjentinase bëjnë tatuazh një… (FOTO)

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Lingard nuk fal, tjetër barazim. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

UZUNI KAPET “MAT” NË “STRIP-in” E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment