Futboll Seria A Sport

MASAT ANTI-COVID/ Klubet në Itali nuk dorëzohen, kërkojnë hapjen e stadiumit për 1000 tifozë

Pavarësisht se dekreti i ri i masave anti-Covid në Itali nuk lejon hapjen e stadiumeve për tifozët para datës 7 tetor, klubet e Serisë A nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po bëjnë një tjetër tentativë.

Opsioni për hapjen e stadiumit në masën 20% të kapacitetit ka rënë tashmë, por klubet po punojnë për të arritur një marrëveshje për të futur në shkallët e impianteve të paktën 1000 persona.

Dekreti aktual parashikon hapjen e stadiumeve për 1000 persona vetëm për evente të caktuara, por jo për ndeshje periodike si kampionatet, megjithatë në Itali besojnë se do të marrin miratimin edhe për ndeshjet e Serisë A.

Gjithsesi klubet e mëdha italiane kanë humbur 20-40 milionë euro për periudhën që stadiumet ishin të mbyllura për shkak të pandemisë dhe po këmbëngulin për rikthimin e normalitetit sa më shpejt.

Related posts

Real Madridi pranon ofertë prej 90 milionë euro për Iscon

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Barbora paraprin Shkrinjarin dhe shijon diellin e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA e para me medalje ari. Kosova në vendin e 42-të

Delo.autor

Leave a Comment