Futboll Ligue 1 Sport

“THE KING IS BACK”/ Neymar nënshkruan kontratën e jetës… (VIDEO)

Neymar njoftoi këtë të shtunë se ka nënshkruar kontratë për të qenë imazhi i markës gjermane sportive “Puma”. Këtë zyrtarizim e bën dy javë pasi u nda nga “Nike”, mbas 15 vitesh së bashku. “Unë kam nderin të bashkohem me këtë markë, që ndihmoi legjendat më të mëdha të futbollit të bëhen ata që janë”, – shkroi sulmuesi brazilian në një deklaratë në Twitter.

Sulmuesi 28-vjeçar i PSG, i cili u kthye në stërvitje të premten, pasi doli pozitiv për koronavirusin javën e kaluar, ishte krenar që u bë imazhi i kësaj marke, që ka sponsorizuar disa nga referencat e këtij sporti si Pelé, Cruyff, Eusebio dhe Maradona. “Ata ishin mbretërit e sportit tim. Dhe ata kanë diçka të përbashkët, dashurinë për lojën, qëllimin për të qenë versioni më i mirë i tyre dhe një frymë që i bashkon të gjithë, – shkroi më tej Neymar, duke e përfunduar e shënimin pikant: KING is back!”

Marka sportive në fjalë, gjithashtu konfirmoi lajmin përmes Twitter, duke publikuar një fotografi të futbollistit brazilian dhe mesazhin vijues: “Mirë se vini në familje, Neymar! #KingIsBack”. “Puma” nuk ka specifikuar kohëzgjatjen ose shumën e marrëveshjes, por mediat pohojnë se do të jetë kontrata më e mirë e sponsorizimit ndonjëherë.

Kompania amerikane “Nike” raportoi dy javë më parë se po mbaronte kontratën e saj të sponsorizimit me sulmuesin brazilian, Neymar, pas 15 vitesh së bashku. Ajo nuk bëri të ditur arsyet e përfundimit të marrëdhënies kontraktuale me yllin e Selecao.

Related posts

Koha më e shpejtë e vitit në 100m është një turp, rekordi i Bolt i paarritshëm

Sadik.Autor

Villarreal – Real Madrid, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Molde-Laçi: Ja formacionet zyrtare, kurbinasit me 5 mbrojtës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment