Futboll Shqipëri Sport

RAMADANI ME COVID-19/ danezët nxjerrin blof FSHF-në: U infektua me kombëtaren

Futbollisti i Shqipërisë Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga klubi i tij danez Vejle.
Ramadani555
Sipas menaxherit teknik të klubit Jakob Kruger, mesfushori e ka marrë COVID-19 gjatë udhëtimit për në Shqipëri për t’iu bashkuar kombëtares sonë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë.

Jo vetëm kaq, por Vejle raporton se lojtari ka qëndruar në karantinë për një javë në Shqipëri dhe se virusin nuk e ka marrë gjatë kthimit për në Danimarkë.
fshf-logo-standartizim

Përpara ndeshjes me Lituaninë, FSHF-ja hodhi poshtë lajmet se 3 lojtarët e Shqipërisë Ardian Ismajli, Ylber Ramadani dhe Hysen Memolla ishin infektuar me COVID-19. Fillimisht, FSHF-ja publikoi analizat e lojtarit të Vejles dhe Dioshgorit, ndërsa përgjigjet e analizave të Ismajlit u dhanë pas gati një ore.

Në këtë situatë të krijuar, FSHF-ja duhet të mbajë përgjegjësi dhe të shpjegojë publikun.

e para tvsd

Faksimile të lajmeve të mediave daneze për infektimin Ylber Ramadanit me COVID-19

Related posts

E BUJSHME/ Milan dhe Roma për pazar në Angli, garë për mbrojtësin surprizë të Premier League

Delo.autor

Bonucci kryen kontrollet mjekësore te Juventusi, futet nga hyrja dytësore (FOTO)

Isa.Autor

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Shtyhet transferimi i Solomon tek Al Qadsia, e ardhmja e sulmuesit është pezull…

Delo.autor

Leave a Comment