Sport Të tjera

U AKUZUA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Conor McGregor lirohet nga burgu në Korsikë, ja ç’thotë prokurori

Boksieri i njohur i arteve marciale të përziera MMA, Conor McGregor, u la sot i lirë pas dy ditësh në paraburgim policor në Korsikë, pasi u akuzua për sulm seksual dhe ekspozim të pahijshëm.

Prokurorët në ishullin francez konfirmuan se 32-vjeçari irlandez u arrestua të enjten mbrëma pas një ankese kundër tij. ‘I dyshuari u arrestua dhe u vendos në paraburgim nga autoritetet gjyqësore,’ tha një zëdhënës i prokurorit të Bastia.

McGregor ka qenë me pushime në Korsikë me të dashurën e tij, Dee Devlin dhe dy fëmijët e tyre.

Policia franceze mund të mbajë një të dyshuar për një periudhë fillestare prej 48 orësh para se të aplikojë për një zgjatje, t’i akuzojë ose t’i lirojë ata.

Në këtë rast McGregor u la i lirë pa akuzë, por çështja nuk është mbyllur dhe mund të ketë veprime të mëtejshme.

Emmanuelle Ramon, avokati i McGregor, tha se klienti i tijmohoi me forcë çdo akuzë’.

Nuk ishte e qartë nëse Z. Ramon është kërkuar të qëndrojë në Korsikë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Ylli Mbappe pranon të rinovojë me PSG, por me një kusht

Delo.autor

PARATË E SHEIKËVE SJELLIN PËRÇARJE/ Kapiteni i Njukasëllit përleshet me grushte me shokun e skuadrës

Delo.autor

“KUR MESSI PËRFUNDOI FJALËN PO QANIM”/ Di Maria zbulon fjalimin drithërues

F.autor

Leave a Comment