Futboll Kategoria Superiore Sport

CAS E “LARGON” NGA PARTIZANI/ Vllaznia gati të përfitojë, nis bisedimet me ish-mbrojtësin e Skënderbeut…

Vllaznia mund të sigurojë një përforcim të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe të bojkotit të kampionatit. Klubi shkodran është në negociata me mbrojtësin kryeqytetas Eni Imami. “Panorama Sport” mëson se ish-lojtari i Tiranës dhe Skënderbeut po diskuton mundësinë për të veshur fanelën kuqeblu. Bisedimet po shkojnë në rrugë të mbarë dhe pritet vetëm firma.
imami
27-vjeçari u largua nga Skënderbeu pas përfundimit të sezonit të kaluar. Ai iu bashkua Partizanit në stërvitje, por bllokimi i merkatos nga KAS-i për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit nuk finalizoi marrëveshjen mes palëve.

Në këtë mënyrë, të kuqtë rrezikojnë të humbasin lojtarin e tretë pasi Sabien Lilaj dhe Gledi Mici kaluan te Prishtina.

Related posts

Rinovimi i kontratës, Ze Maria dhe Refik Halili vendosin gjithçka sot

Sadik.Autor

U HODH SHORTI/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo. Maqedonia e Veriut gjen kampionët e Europës

Delo.autor

Luis Suarez, një vit pa shënuar në Champions League

Q.Autor

Leave a Comment