Futboll Seria A Sport

E KRYER/ Zyrtarizohet kalimi me hapa gjigand i Vedat Muriqit tek Lazio

Një kalim me hapa gjigand për Vedat Muriqi në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar që dikur ka qenë pjesë e Teutës, ka kaluar shumë momente të vështira në vitet e mëparshme.

Për të kaluar me ekipet e vogla në Turqi dhe në momentin kur askush nuk besoi se do të shkonte larg, erdhi edhe shpërthimi i këtij lojtari. Golat e shumtë te Rizespori i dhanë një shans të madh Muriqit, ku menjëherë do të fitonte vëmendjen e Fenerbaces.

Edhe në këtë aventurë tregoi aftësitë e tij, duke bërë diferencën te gjigandët e Turqisë.

Vetëm pak minuta më parë është Lacio që zyrtarizon afrimin e Muriqit, atje ku ka pozuar edhe me logon e klubit.

Një numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve kanë qenë në këtë moment për të shkëputur pamjet e fundit dhe njëkohësisht për të komunikuar me sulmuesin shqiptar që merrë kështu një mundësi të artë për të lënë gjurmë në elitën e Europë, falë edhe një besimi të madh që i vjen nga Igli Tare.

👋 Welcome in Rome, Vedat!#CMonEagles 🦅

Gepostet von S.S. Lazio am Sonntag, 13. September 2020

Related posts

FOTOLAJM/ Tifoz special në finalen e Kupës së Shqipërisë, ylli i Shkëndijës prezent në tribunën e “Air Albania”

Delo.autor

E BUJSHME/ 7 klubet e Serisë A kërkojnë largimin e presidentit të federates italiane, ja arsyeja…

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Ylli botëror “bëhet i gjallë”, RONALDO i qetëson të gjithë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment