Bundesliga Futboll Sport

AKUZON DY SUPERFUQITË E FUTBOLLIT/ Ish-presidenti i Bayern: Po na shantazhojnë, ja çfarë skenari kanë gati

Ish-presidenti i Bajern Mynihut hodhi akuza të rënda ndaj Mançester Junajtid dhe Liverpulit se po shantazhojnë kampionët e Europës për t’u shitur lojtarin spanjoll Tiago Alkantara.
uli henes
Për “Sport 1”, 68-vjeçari kritikoi ashpër dy gjigantët e futbollit për mënyrën se si po sillen rreth çështjes më të përfolur të ditëve të fundit të Alkantarës.
1_Thiago-manchester-united-liverpool
“Është një situatë e vështirë. Pasi pak kohë më parë rinovoi kontratën për 4 vite, një Tiago vjen dhe thotë: ‘Dua të provoj një sfidë të re’. Mendoj se ai ka arritur akordin me Liverpulin ose Mançester Junajtid, ose mbase me të dyja. Të dyja klubet po bëjnë bllof, por asnjëri nuk ka kontaktuar në adresën tonë. Nga këndvështrimi im, kjo sjellje nuk ka mënyrën e duhur. Ata po përpiqen të na shantazhojnë duke pritur deri në javën e fundit për të bërë një ofertë të ulët. Bajerni duhet të pyesë veten nëse duan që të vazhdojnë me këtë lojtar apo ta lënë të lirë. Do të jenë 3 javë të vështira deri në përfundim të merkatos në 5 tetor”, u shpreh Hënes.

Related posts

DINAMO MPOSHTI ERZENIN NË TRANSFERTË/ Shikoni festën e lojtarëve pas triumfit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

“PORTIERI I TIJ DHA 69 PASIME”/ Trajneri spanjoll shfryn ndaj De Jong

Delo.autor

ZHANG NIS “REVOLUCIONIN ZIKALTËR”/ Ja si do të ndryshojë Interi sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment