Futboll Shqipëri Sport

U TRANSFERUA TEK VITESE/ Sulmuesi Broja debuton me fitore në kampionatin holandez

Pas debutimin në Kombëtare, sulmuesi i talentuar Armando Broja, ka debutuar ditën e sotme edhe në elitën e futbollit holandez.

19-vjeçari, i cili iu bashkua së fundmi Viteses në formë huazimi nga Çelsi, u hodh nga stoli në minutën e 85-të, në përballje ndaj Valvijk, ku skuadra e shqiptarit triumfoi me rezultatin 0-1, falë golit të Darfalu, në fundin e pjesës së parë.

Broja zuri vendin e mesfushorit Bruns. Shqiptari shpreson që në përballjet e ardhshme të startojë si titullar dhe pse jo të gjejë rrugën e rrjetës duke ndihmuar skuadrën e Viteses, që ditën e sotme siguroi 3 pikë të arta në transfertë.  Sfidën e radhës ata do ta luajnë në shtëpi ndaj Sparta Roterdam.

Related posts

Nice ultimatum Balotellit: Nëse s’del të mërkurën në stërvitje…

Isa.Autor

MOURINHO RIKTHEHET NË MANCHESTER/ Shikoni si e presin portugezin në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

“KA GJITHMONË PRESION NË FUTBOLL”/ Mourinho: Ja cila është taktika ime për të zgjedhur një klub

Delo.autor

Leave a Comment