Futboll Gossip Sport

NGA COVID-19 TEK OFERTA PËR PIRLON/ Gruaja e Leonardo-s zbulon gjithçka: Ka provuar më shumë se një herë…

Anna Billo ka dhënë një intervistë interesante për Sportweek.

Fytyra e re e Sky dhe gruaja e drejtorit sportiv të PSG-së, leonardo, ka folur për punën dhe jetën private.

Drejtuesja e re e ka nisur nga jeta private dhe ka pranuar:

“Coronavirus? E kam patur, por e kemi patur të gjithë në familje. E ka nisur Thomas, më i vogli, sapo kishte filluar karantina në Francë. Ka qenë keq për tri ditë”, ka thënë ajo.

“Pas dhjetë ditësh ka qenë radha ime dhe e Leo-s: kemi humbur ndjesinë e shijes dhe nuhatjes, më pas temperatura dhe vështirësi në frymëmarrje”.

“Dhe 25 ditë më pas kemi rezultuar përsëri pozitivë. Ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Më në fund, pas një muaji e gjysmë kanë ardhur tamponët negative”.

Më pas, Billo ka zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me merkaton dhe  trajnerin e ri të Juventus-it, Andrea Pirlo.

“Leo ka provuar më shumë se një herë ta marrë me vete, edhe te PSG”.

Related posts

Nuk luan titullar, Babacar kërkon largimin

Q.Autor

De Biasi kërkon një skuadër për të rifilluar…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ I përfundon kontrata me Partizanin në fund të sezonit, sulmuesin e kërkojnë në kampionatit europian…

Delo.autor

Leave a Comment