Futboll Sport

EREDIVISIE/ Ajax fiton me 10 lojtarë, e nis mbarë sezonin

Ajaxi i Amsterdamit e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri të Eredivisie. Edhe pse luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të argjentinasit Nicolas Tagliafico, skuadra e Eric Ten Hag triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në fushën e Sparta Roterdam duke marrë tre pikët e para sezonale.

Vendosi gjithçka një gol i sulmuesit të talentuar brazilian Antony. 20-vjeçari i ardhur nga Sao Paulo në merkaton e kësaj vere për rreth 16 milionë euro, shënoi me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 37-të, me Ajaxin që arriti ta ruante epërsinë deri në fund.

Related posts

“PLAS” TEK JUVENTUS/ Shikoni momentin kur Bonucci bën sherr me Quadradon (VIDEO)

Delo.autor

“NJË ITALI SULMUESE”/ Flet Mançini: Ja për çfarë lojtarësh kam nevojë

Isa.Autor

SKIFTERAT BËJNË NAMIN/ Yllin e PSG e PLAÇKISIN teksa po luante ndaj Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment