Futboll La Liga Sport

MESSI RIZGJIDHET KAPITEN TEK BARCELONA/ Por i lë Grizmanit të bëjë…

Paraditen e së shtunës u rizgjodh kapiten i Barcelonës, ndërsa në mbrëmje bëri një veprim prej kapiteni. Lionel Mesi është në qendër të vëmendjes edhe atëherë kur nuk shënon. Argjentinasi ia la penalltinë e fituar nga Pike, Antuan Grizmanit.

Diçka e tillë u komentua shumë nga mediat në Spanjë. Disa prej tyre thonë se ndoshta Leo mund të heqë dorë nga penalltitë gjatë gjithë sezonit, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse ai do të jetë në fushën e lojës, penalltitë do t’i godasë vetë. Këtë herë thjesht bëri një gjest të bukur për të bërë “paqe” me të gjithë. Grizman nuk gaboi nga pika e bardhë dhe u takua me kapitenin pasi realizoi golin.
KAPITEN– Në fillimin e çdo sezoni, te Barcelona bëhen votime për kapitenin. Sërish ishte Lionel Mesi. Pavarësisht faktit që ai dëshironte të largohej nga Barcelona dhe të niste një aventurë të re, argjentinasi ka besimin e shokëve të skuadrës dhe ata i kanë dhënë sërish shiritin për t’i udhëhequr në betejat sportive që do të kenë në fushën e lojës si në kampionatin spanjoll, ashtu edhe në Europë.

Edhe lista e zëvendëskapitenëve nuk ka ndryshuar. Pike, Buskets dhe Serxhi Roberto janë ata që do të zëvendësojnë Leo Mesin, kur të mos jetë në fushën e lojës.

Related posts

Super gol në ndeshjen Sampdoria – Inter

Q.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Në skadencë me Çelsin, Interi dhe Juventusi në garë për kampionin e Botës

F.autor

LIVE/ Barcelona “fundos” Realin në pjesën e parë, vendosin sulmuesit

Isa.Autor

Leave a Comment