Futboll Shqipëri Sport

NUK ËSHTË PËRBALLUR ASNJËHERË MË PARË/ Zyrtarizohet miqësorja e Shqipërisë me kombëtaren e…

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor të këtij viti. Federatat e dy vendeve kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

Related posts

SHKARKIMI I SOLSKJAER/ Pochettino parakalon Zidane, tani Manchester United preferon argjentinasin

Delo.autor

Ylli i skuadrës së vetme që ka mposhtur City-in: Pres telefonatën e Guardiola-s

Q.Autor

SIMBOLI I MILANIT DHE I INTERIT/ Tonali-Barela, titulli kampion kalon nga tifozët e kthyer në flamuj

F.autor

Leave a Comment