Futboll Seria A Sport

NGA PARUKET TEK KLLOUNI/ Ja të gjitha sherret publike Mourinho-Conte…

Mourinho kundër Conte. Një sfidë e pafundme, që është gati të pasurohet me kapituj të rinj emocionues. Por, çfarë ndodhi në të kaluarën mes dy trajnerëve?

– Tetor 2016, në fund të ndeshjes Chelsea-Manchester United, e cila përfundoi 4-0 për blutë e trajnuar nga Conte.

Mourinho: “Nuk mund të gëzoheni në këtë mënyrë, është mungesë respekti ndaj kundërshtarit tuaj. Nuk bën kështu, me 4-0… Mund ta bësh me 1-0, ndryshe është poshtërim”.

Conte: “Kam qenë futbollist, di si të sillem. Doja të nxisja tifozët për t’i dhënë një duartrokitje ekipit edhe në avantazhin 4-0, sepse e meritonim. Gjithmonë kam respekt të madh për të gjithë, përfshirë Manchester United. Bëra diçka krejt normale. Nuk tallem me askënd”.

– Janar 2018. Conte i përgjigjet Mourinho, i cili iu referua duke folur për kllounin e trajnerëve në fushë:

Conte: “Ndoshta ndonjëherë dikush harron se çfarë ka qenë në të kaluarën. Ndonjëherë është si sëmundja e demencia, kur harron se çfarë ke bërë në të kaluarën. Është një person që vazhdon të provokojë këtu”.

Mourinho iu përgjigj: “Unë nuk e fajësoj Conte, fjalët e mia u raportuan keq ose pyetja nuk u drejtua në rregull. Ja pse reagimi i tij ishte i tepërt. Po flisja për qëndrimet e kllounëve që më referoheshin, nuk kam nevojë që ai të më kujtojë se kam bërë gabime. Ajo që mund të them është se me siguri ferri nuk do të skualifikohet kurrë për futbollistët”.

Conte replikoi: “Unë mendoj se kur ka komente të tilla, komente që doni të ofendoni dikë pa e ditur të vërtetën, do të thotë se jeni një njeri i vogël, jo njeri. Ndoshta ishte një njeri i vogël në të kaluarën, një njeri i vogël i të tashmes, ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”.

Mourinho përgjigjet përsëri: “Ai më fyu përsëri, por tani po ndryshoj regjistrin dhe po mbështetem te përbuzja. Për mua, përbuzje do të thotë t’i jepet fund kësaj historie”.

Conte e mbylli me: “E njëjta gjë vlen edhe për mua. Nuk e di nëse e ka thënë këtë, por nuk shqetësohem për të. Në fakt, unë fle shumë mirë”.

– Vera e vitit 2017, pas disfatës së Chelsea në miqësore ndaj Interit.

Conte: “Nuk duam të përfundojmë si Chelsea dy vite më parë, i cili e mbylli në vendin e dhjetë pasi fitoi titullin”.

Përgjigja e Mou: “Mund t’i përgjigjem Conte në shumë mënyra të ndryshme, por nuk dua të humbas flokët”.

Natyrshëm, pas këtyre përplasjeve mjaft të ashpra verbale dhe publike, ia vlen të ngremë pyetjen: Çfarë do të shohim mes tyre në të ardhmen, sezonin e ri në Serie A, ku do të jenë kundërshtarë të përbetuar?!

Related posts

SUPER BOWL/ Spektakël i jashtëzakonshëm, Chiefs shpallen kampionë pas 50 vjetësh

Delo.autor

SKANDALI SEKSUAL/ WAG zë në flagrancë yllin e futbollit të zhveshur me “prostitutën” (VIDEO)

Isa.Autor

E ardhmja e Paulinhos te Barcelona në dyshim, e duan në Kinë

Isa.Autor

Leave a Comment