Futboll Ligue 1 Sport

“VENDOSA TË MOS LARGOHEM NGA…”/ Talenti francez tregon pse refuzoi ofertën e Real Madrid

Eduardo Camavinga është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit francez, edhe pse vetëm 17 vjeç.

Roli i tij në mesfushën e Rennes është parësor dhe sivjet do të provohet edhe në Champions League, përveç se debutoi me Francën e Deschamps përpara pak kohësh.

Real Madrid u interesua përpara pak kohësh, por djaloshi i talentuar preferoi të vazhdonte procesin e rritjes te Rennes, një vendim për të cilin flet në një prononcim për Téléfoo.

“Është kënaqësi kur një klub i madh interesohet për ty, por nuk rrëmbehem nga zërat e merkatos. Vendosa të mos largohem nga Rennes, e mora këtë vendim bashkë me familjen time dhe jemi të lumtur që vendosëm të qëndronim.

Duhet të përqendrohem vetëm te futbolli dhe të mos mendoj shumë për çfarë ndodh jashtë fushës. Jeta ime është shumë e bukur në këtë periudhë, po e shijoj në maksimum“, deklaron Eduardo Camavinga.

Related posts

NAPOLI NUK FAL/ Super Lozano, Osimhen “falënderon” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-Leipzig. Rezultati 3-2

Delo.autor

ATLETJA SHQIPTARE NUK NDALET SË MAHNITURI/ Luiza Gega kampione Ballkani në 3000 metra

Delo.autor

Leave a Comment