Futboll Sport

“PËRBINDËSHI” KA SHËNUAR 101 GOLA…/ Ja 10 “PERLAT” e jashtëzakonshme të CR7 me Portugalinë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është golashënuesi aktiv më i mirë në nivel të ekipeve kombëtare. Portugezi është futbollisti i parë i një kombëtareje të shkëlqyer, që arrin 101 gola në ndeshjet e ndryshme ndërkombëtare. (Ali Daei mban rekordin në këtë drejtim, 109 gola me Iranin). Dopieta e tij e fundit kundër Suedisë e kaloi “një shekull”.

Nga 101 golat e 35-vjeçarit në total me luzitanët, shumë prej tyre ishin vepra arti për muzetë e futbollit. “Gërshërë”, goditje e drejtpërdrejtë, me kokë, pas një galopimi të pandalshëm…; CR7 ka shënuar në të gjitha “ngjyrat”. Ne po ju njohim me 10 më të mirët, listë e cila mund të jetë ndryshe për gjithsecilin, në bazë të preferencave individuale.

Related posts

(FOTO) Roma nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Liverpool një ditë para hedhjes së shortit

Sadik.Autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Tension në “Loro Boriçi”, tifozët shkodranë nuk përmbahen (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Jurgen Klopp është “macja e zezë” për Pep Guardiola!!!

Q.Autor

Leave a Comment