Futboll Premier League Sport

“MEZI PO PRES TË TAKOHEMI NË HOTEL”/ Zbulohet tradhtia e Mesfushorit të Manchester Cityt

Futbollisti anglez, Fill Foden nuk po gjen qetësi nga skandalet sekuale dhe e sheh sërish veten në telashe.

Pas episodit me kombëtaren e Anglisë, ku së bashku me Grinoud futën dy vajza pa leje në dhomën e hotelit, tashmë, mesfushori i Mançester Sitit është përfshirë në një tjetër skandal. Foden është përpjekur të takohet me një tjetër vajzë në hotel edhe pse është i fejuar dhe ka një djalë me partneren e tij.

Sipas “The Sun”, një vajzë, e quajtur, Laki Xhones, ka zbuluar se ka folur për disa javë me lojtarin anglez ku madje i ka dërguar edhe disa foto.

Xhones ka thënë:

“Unë i dërgova disa foto Fodenit, ku isha me të brendshme dhe atij i pëlqyen shumë”.

Vajza ka zbuluar gjithashtu një mesazh nga lojtari drejtuar asaj ku shkruhej: “Mezi pres të takohem në hotel me ty”. Foden është vetëm 20-vjeç dhe ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për të.

Related posts

MBAPPE DËSHIRON TË LARGOHET/ PSG “fut mik” presidentin Macron që ta bindë të rinovojë, ja detajet…

Delo.autor

INTER E CILËSOI DËSHTAK, MBROJTËSI VIJON TË MAHNISË! Shihni “perlën” e radhës që ka realizuar Alex Telles (VIDEO)

Delo.autor

“KEMI PUNUAR 4 VJET PËR T’U BËRË PËRBINDËSHA”/ Rrëfen Klopp: Ja sekreti i golave të vonë

Delo.autor

Leave a Comment