Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

MISTERI ME FANELLËN E INTER/ Mbrojtësi Hakimi zgjedh 55-ën, por zhduket njoftimi

Nis të marrë formë skuadra e Interit në prag të sezonit të ardhshëm: mes hyrjeve dhe daljeve, formacioni që do të ketë në gatishmëri Antonio Konte po merr një fizionomi gjithmonë e më të përpiktë. Një nga blerjet më të rëndësishme të këtij seksioni veror nga klubi zikaltër ka qenë me siguri Ashraf Hakimi.

Mbrojtësi maroken, i blerë nga Reali i Madridit për 40 milionë euro, ka hedhur një tjetër hap zyrtar në aventurën e tij, duke zgjedhur numrin e fanellës. Nëse nuk ndërron mendje, Hakimi do të veshë fanellën 55, një numër që në anët e “San Siro”-s zikaltër nuk shihej që nga dita e lamtumirës së Juto Nagatomos, zotërues i fanellës gjatë 7 sezoneve të tij tek Interi.

Ai i Hakimit, që te Borusia e Dortmundit vishte 5-ën, nuk është aspak një homazh për japonezin, por një zgjedhje dytësore meqenëse numri i preferuar për momentin mbahet nga Galjardini: ja ku 5-a atëherë dyfishohet dhe del 55-a.

Mbetet megjithatë një vello misteri, sepse zyrtarizimi, i komunikuar nga profili “Twitter” i Interit, më pas është hequr. Një përgjigje e mundshme mund të jepet nga merkatoja në dalje. Shitja e mundshme e Godinit (drejt Kaljarit), për shembull, do të lironte 2-shin, në të shumtën e rasteve numrin që mban veshur ai që luan në krahun e djathtë.

Related posts

Zbuloi skandalin me trukimet në Ganë, gazetarit investigativ i rrezikohet seriozisht jeta (FOTO)

Sadik.Autor

E HABITSHME/ Vetëm 31 vjeç, por refuzoi stolin e Real Madridit, për një arsyje…

Isa.Autor

I CILËSUAR SI “PIRLO” I RI/ Milani i kërkon Brescia-s uljen e çmimit për mesfushorin Tonali

Delo.autor

Leave a Comment