Futboll La Liga

Mina nuk mërzitet, punon fort dhe pret thirrjen e Valverdes

Lojtari shihet se ka durim dhe besim se përkushtimi i tij do të vlerësohet shumë shpejt nga trajneri. Ai luajti 90 minuta me kombëtaren e tij në miqësoret e luajtura ditë më parë ndaj Francës (2-3) dhe Australisë (0-0).

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar ka regjistruar vetëm disa minuta lojë me fanellën blaugrane, ndaj Valencias në Kupë dhe kundër Getafes në “Camp Nou”. Ai gjithashtu luajti në Supër Kupën e Katalonjës ndaj Espanyol por që pas rikuperimit të Thomas Vermaelen, lojtari nuk ka marrë asnjë mundësi nga trajneri Valverde. Por, pavarësisht kësaj, ai shpreson dhe beson që durimi i tij do të vlerësohet së shpejti, për këtë do të vazhdojë të qëndrojë te Barça.

Mina ka zhvilluar 11 ndeshje me kombëtaren kolumbiane që nga 2016-ta kur është thirrur për herë të parë dhe ka shënuar tre gola.

Related posts

BEFASON DYBALA/ Rrëfen bisedën me Mourinhon pas gjestit në Torino dhe… 

Isa.Autor

MILAN MBËRRIN NË PRISHTINË/ Tifozët kore kundër “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

I DHUROI FITOREN SOUTHAMPTON/ “Shqiptari i parë”, edhe Premier League i gëzohet arritjes së yllit Broja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment