Futboll Premier League

Mourinho sulmon mediat për Pogban

Jose Mourinho ka folur për Paul Pogban dhe raportimet e fundit se raportet mes dyshes janë dëmtuar dukshëm.

Ai ka kritikuar ashpër mediat duke thënë se ata kanë shpikur temat për tensione mes lojtarit dhe tij.

Trajneri i ka nxjerrë nga loja lojtarin shumë shpesh në kohën e fundit dhe kjo ka bërë mediat të shkruajnë.

Mourinho dhe Pogba

“Të gjitha ato çfarë i keni shkruar janë gënjeshtra”.

“Unë marr përsipër të flas në emër të Pogbas dhe mund t’ju them se Paul është i vetëdijshëm që në takimet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur”.

Mourinho duke i dhënë këshilla Pogbas

“Mua dhe Pogbas na mbetet që të punojmë, për të rikthyer lojtarin në formën më të mirë të mundshme, ndërsa juve ju mbetet të tregoheni më korrektë në atë që shkruani dhe të mos merrni përsipër të flisni në emër të tjerëve, pa autorizim”, ka thënë Mourinho në konferencë për shtyp.

Lajmi i fundit ishte se Pogba nuk është i lumtur në Manchester United dhe se ka kërkuar largimin drejt Real Madridit.

Related posts

KATAR 2022/ Bardhi përfiton nga një super gafë e portierit dhe ndëshkon Lihtenshtejnin (VIDEO)

Delo.autor

Rey Manaj “thumbon” De Biasi-n dhe premton 100% për Panucci-n

Sadik.Autor

GODITI ME SHPULLË KUNDËRSHTARIN/ Merret vendimi për Messin, ja sa ndeshje dënohet “Pleshti”…

Delo.autor

Leave a Comment