Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Marotta: Nuk ekziston një çështje Icardi, janë dinamika…

Interi kaloi pa probleme pengesën Benevento në Kupën e Italisë ditën e djeshme dhe pa probleme duket edhe situata në merkato, të paktën sipas administratorit të deleguar Beppe Marotta, i cili ka folur për rinovimin me kapitenin Icardi.

“U kam thënë tifozëve të qëndrojnë të qetë. Nuk duhet të flasim për një çështje Icardi, janë dinamika tipike në një klub futbolli, sidomos kur afrohet fundi i kontratës. Nuk besoj se do dalin probleme, të dyja palët duan që të vijojnë së bashku dhe ky është një ogur i mirë për të ardhmen”, u shpreh drejtuesi i lartë zikaltër.

Takimi me bashkëshorten-agjente

Përtej fjalëve të Marotta-s, pritet një takim sqarues, që t’i vërë kapak kësaj historie dhe të qetësojë të gjithë, nga sulmuesi deri tek tifozët. Edhe pse javën e shkuar u raportua se takimi është planifikuar këtë javë, Marotta e Wanda Nara nuk kanë fiksuar ende një datë. Bashkëshortja e Icardit tha ditët e shkuara se rinovimi është shumë larg, duke lëshuar sinjale shqetësuese, por vetëm pas takimit me drejtuesit e Interit do të zbulohet e vërteta.

Related posts

Beteja e jetës kundër Juventusit, biondja seksi frymëzon Hysajn me shokë (FOTO)

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË SOLSKJAER/ KLubi i “Djajve të Kuq” ka 6 yje në shënjestër, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

PROVAT/ Hamilton “FLUTURON” edhe në Singapor, ndjekin Verstappen e Vettel

Isa.Autor

Leave a Comment