Futboll Shqipëri Sport

DUHET TË QËDRONTE NË KARANTINË/ Mesfushori i Shqipërisë e fut veten në telashe. Policia e ndalon dhe…

Emanuele Ndoj e ka futur veten në telashe së fundmi, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë, pasi pak kohë më parë kishte qenë nën shoqërinë e mesfushorit Sandro Tonali dhe një personi tjetër, me këtë të fundit që më vonë rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe të 3 ishin të detyruar të qëndronin në karantinë.

EMANUELE-NDOJ-TALENTS-HUNTER

Sipas asaj që shkruan “Il Giornale di Brescia”, mesfushori shqiptar është ndalur nga policia të enjten e kaluar jashtë një lokali, ku kishte thyer karantinën.

Kjo nuk është falur, teksa mesfushori është gjobitur menjëherë për shkeljen dhe thyerjen e karantinës. Megjithatë në lidhje me këtë, nuk ka pasur ende një reagim nga Bresha, duke shpjeguar se nuk janë në dijeni të lajmeve që janë përhapur.

Related posts

Dita e së vërtetës/ Marota e Paratiçi në selinë e Milanit, HIGUAIN dhe Caldara vishen KUQEZI

Isa.Autor

Aguero ‘kapet fort’ pas Cityt, refuzohet nga 3 klube të mëdha europiane

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ja kalendari i eliminatoreve në volejboll për meshkuj

Isa.Autor

Leave a Comment