Futboll La Liga Sport

Real Madridi kërkon portier, Navas “kërcënon” me gjuhën e tifozëve

Keylor Navas pretendoi mbështetjen e tifozëve të Real Madridit, ndërsa deklaroi synimin e tij për t’i dhënë fund karrierës së tij në “Santiago Bernabeu”. Portieri i Kosta Rikës ka qenë zgjedhja e parë e Real Madridit në tri sezonet e fundit, duke e ndihmuar Zinedine Zidane në fitimin e tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve dhe La Liga-n në sezonin 2016-2017.

Largimi i Zidane në fund të sezonit 2017-2018 ka krijuar dyshime mbi pozicionin e Navas, por ai tha për “Marca” se tifozët e klubit e mbështesin atë për të qëndruar. “Mirësia që tifozët më tregojnë gjatë gjithë kohës është e pabesueshme dhe jam shumë mirënjohës për të gjithë ata, – tha 31-vjeçari.

– Cilado qoftë situata sportive, ata janë gjithmonë prapa meje. Në stadium dëgjoj gjithmonë thirrjet dhe mbështetjen e tifozëve, që më motivojnë shumë. Edhe kur kaloj rrugës në Madrid, gjithmonë vijnë tek unë dhe më tregojnë mbështetjen e tyre. Ata më thonë: mos ikni, ne të duam ty!

Unë jam një lojtar i Real Madridit dhe kam kontratë deri në vitin 2020. Gjithmonë kam thënë se jam shumë i lumtur te Real Madridi dhe shpresoj që, nëse dëshiron Zoti, mund të dal në pension në këtë klub. Jam shumë i lumtur në këtë klub, me qytetin dhe e shokët e skuadrës, kështu që mendja ime është vetëm te Real Madridi. Dua të vazhdoj ta shijoj këtë ekip të madh”.

Navas pranoi se ishte i befasuar nga lajmi i largimit të trajnerit Zidane nga Real Madridi pas tri sezonesh të ngarkuara me trofe: “Kur mori vendimin trajneri, unë isha tashmë në Kosta Rika. Ishte një surprizë për mua, të jem i ndershëm. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Zidanes, në çdo moment ishte me mua, në kohët e mira, që gëzonim së bashku. Ai më jepte këshilla dhe gjithmonë më mirëpriste me buzëqeshje. Kjo sjellje e trajnerit përcjell besim te lojtarët, i përmirëson ato”.

Related posts

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Nga derbi tek vendi i tretë në renditje, ja skenari i Spallettit

Delo.autor

ZYRTARE/ Barazimi në shtëpi, klubi i Superligës shkarkon trajnerin

F.autor

E FUNDIT/ Klubi i “Djajve të Kuq” arrin marrëveshjen me francezin, rinovon kontratën deri në…

Delo.autor

Leave a Comment