Futboll Seria A Sport

LAJMI I FUNDIT/ Milik-Dzeko, dita vendimtare për Roma dhe Juventus

Ndërmjetësuesi i Arkadiusz Milik ka zbarkuar në Romë sot dhe Edin Dzeko afrohet me Juventusin! Ndizet merkato e sulmuesve dhe efekti domino pritet të vijë sot. Në Trigoria nuk është vetëm agjenti i lojtarit polak por të gjithë ndërmjetësit në negociata. Janë minutat vendimtare, samiti së shpejti duhet të përfundojë në qendrën sportive verdhekuqe dhe telenovela e gjatë do të marrë fund.

Milik duket i orientuar t’i thonë po një kontrate 5 vjet me pesë milion euro në sezon. Ai ëndërroi për Juventusin dhe Ligën e Kampionëve dhe bardhezinjtë i kishin ofruar mundësinë e transferimit por më pas horizonti ndryshoi. Ashtu si trajneri, i cili kërkoi Edin Dzeko, para se të dilte mundësia e Luis Suarez.

Related posts

MIQËSORE/ E pabesueshme në Poloni-Ukrainë, shikoni si shënon “Pistoleta” Piatek (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Kessie drejt divorcit me Milan-in, kërkon të transferohet tek klubi i madh…

Delo.autor

Situatë “e çuditshme” në Austri, vendos në rrezik miqësoren e luksit

Sadik.Autor

Leave a Comment