Futboll La Liga

Klubi detyrohet të “largojë” Luis Suarez nga stadiumi

 

Luis Suarez duket se nuk pëlqehet shumë në Eindhoven dhe klubi holandez i PSV është detyruar të largojë një imazh të sulmuesit që ishte shfaqur në stadiumin e tyre pas protestave të tifozëve, të cilët nuk e kanë harruar akoma të kaluarën e lojtarit me rivalët e Ajax.

Imazhi i sulmuesit të Uruguait, bashkë me atë të Paul Pogba dhe Lionel Messi, kanë qenë pjesë e një reklame të Adidas, por kjo reklamë nuk ka pasur një jetë të gjatë në “Philips Stadion”.

“Kemi marrë vendimin e gabuar”, ka thënë përgjegjësi i marketingut të PSV-së, Arne van Breugel. “Kemi folur me Adidas dhe shumë shpejt do të kemi në dispozicion një imazh të ri”.

Related posts

U transferua me bujë në Spanjë, gjiganti anglez kërkon shërbimet e “njeriut të humbur”

Isa.Autor

FUTBOLLI I MAQEDONISË SË VERIUT NË ZI/ Vdes tifozi 18-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës (FOTO)

Delo.autor

SHKËLQEU NË MBROJTJE/ Ismajli: Ja çfarë na tha Panuçi përpara takimit, Kosovës i uroj…

Isa.Autor

Leave a Comment