Futboll La Liga Sport

Ramos zbulon të ardhmen: “Do të luaj edhe atje, me mjekër të zbardhur…

Kapiteni i përfaqësueses së Spanjës, Sergio Ramos ka deklaruar se dhimbja për eliminimin nga Kupa e Botës në Rusi do ta motivojë që të qëndrojë me ekipin kombëtar deri në Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022. Pas katër vitesh, në botërorin e ardhshëm, mbrojtësi i Real Madrid dhe përfaqësueses spanjolle, Sergio Ramos do të ketë mbushur 36 vjeç e do të jetë me mjekër të zbardhur, por kjo nuk e demotivon atë.

“Nuk jam në favor të shumë ndryshimeve. Ky nuk është përfundimi i një cikli. Pique dhe Iniesta janë futbollistë që kanë qenë shumë të rëndësishëm, por kanë ardhur persona të tjerë, futbollistë të tjerë të fortë. Kjo skuadër ka futbollistë me shumë personalitet. Largohem nga kjo Kupë Bote me një dhimbje të tmerrshme, por ndihem i detyruar të luaj në Kupën e Botës në Katar me mjekrën e zbardhur”, deklaro Ramos.

Related posts

SONDAZHI/ Cili ekip e fiton “EURO 2020”?

F.autor

FITORE ME GOLEADË/ Shpresat “shkërmoqin” Apoloninë në miqësore

Delo.autor

Sulmuesi i Barcelonës monitorohet nga skuadrat angleze

Sadik.Autor

Leave a Comment