Bundesliga Futboll Sport

“AI ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ Liverpool arrin marrëveshjen, Flick përshëndetet me yllin e Bayern

Liverpooli ka arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për Thiago Alcantaran. Ekipi anglez më në fund bindi kampionët e Gjermanisë për të liruar futbollistin spanjoll. “Redsat” do të paguajnë 5 milionë euro këtë sezon dhe 20 verën e ardhshme për Thiagon.

Trajnei Hansi Flick ka përshëndetur mesfushorin e tij duke bërë një ndarje shumë emocionale. “Thiago është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili ka pasur suksese të mëdha për shtatë vite me Bayern Munich.

“Ai është një person i shkëlqyeshëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ishte shumë emocionuese kur u përshëndet me ne sot”, – tha Flick në konferencën e sotme për shtyp.

Related posts

VIDEO/ Watford kalon në avantazh, Chelsea me 10 lojtarë

Q.Autor

Bomberi Cutrone po i mahnit të gjithë: Golat për familjen dhe Contin

Q.Autor

Manchester United përgatit ofertën për Asension në janar

Q.Autor

Leave a Comment