Futboll Sport

U DËMTUA NDAJ LIHTENSHTEINIT/ Gjermania merr lajmin e keq, largohet nga grumbullimi mbrojtësi…

Hansi Flick debutoi në pankinën e Gjermanisë me një fitore 0-2 në transfertën ndaj Liechtensteinit, megjithatë dëmtimi i mbrojtësit të majtë Robin Gosens ishte e vetmja notë negative e mbrëmjes.

Futbollisti mori një goditje në këmbën e majtë dhe la fushën e lojës para kohe për t’iu drejtuar dhomave të zhveshjes, ndërsa tekniku gjerman i kishte konsumuar të gjithë zëvendësimet dhe “panzerat” luajtën për pak minuta me një lojtar më pak.

Dëmtimi i Gosens duket se është më serioz nga sa u mendua, ndaj futbollisti u largua nga grumbullimi i përfaqësueses për t’iu nënshtruar ekzaminimeve shtesë, që do të përcaktojnë edhe kohën e rikuperimit.

Momentalisht askush nga përfaqësuesja gjermane nuk ka dhënë informacione mbi shkallën e dëmtimit, megjithatë e sigurt është që Gosens nuk do të jetë në dispozicion të Flick për sfidat ndaj Armenisë e Islandës.

Related posts

REAGIMI I ASHPËR/ Presidenti i FIFA-s për SUPERLIGËN: O rrini, o shkoni, por do t’i vuani…

F.autor

DAKU DYFISHON SHIFRAT/ Shqipëri magjike ndaj Polonisë

F.autor

“ISHTE NJË PARAQITJE E MADHE NGA NE DHE…”/ Granit Xhaka komenton shanset për kualifikim të Zvicrës

Delo.autor

Leave a Comment