Futboll Seria A Sport

FILLIMI I KAMPIONATIT PO AFRON/ Pirlo fiton “trofeun” e parë, shpallet trajneri më seksi i Serie A

Andrea Pirlo po përgatitet të debutojë në rolin e trajnerit të Juventusit. Fillimi i kampionatit është afër dhe, në pritje të debutimit të tij në pankinën bardhezi, në ndeshjet zyrtare, ish-mesfushori ka arritur një “fitore” të pare. Sipas një sondazhi të kryer nga portali i takimeve (njohjeve) “Joyclub”, në fakt, ai u votua si trajneri më seksi i Serie A. Pirlo përfundoi i pari në këtë renditje speciale, duke mbledhur 23% të preferencave.

Në podium ka vend edhe për Eusebio Di Francesco të Cagliari (i dyti, me 15% të votave) dhe Filippo Inzaghi i Benevento (i treti, me 14% të votave). Jashtë podiumit, gjithsesi, mbeti Gennaro Gattuso, në vendin e katërt, me 10.17% të votave, i ndjekur nga Paulo Fonseca i pesti dhe Antonio Conte i gjashti, me nga 6.36% të votave.

Related posts

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mesfushori Arthur: Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për…

Delo.autor

ACAROHET SITUATA TE MANÇESTER UNITED/ Kapiteni i “djajve” kapet duke festuar një ditë pas humbjes me Sitin

Delo.autor

MERKATO/ Atletico pranë firmës me Alvarez, operacion 95 milionë euro

F.autor

Leave a Comment