Bundesliga Futboll Sport

RINIS BUNDESLIGA/ Bayern-Schalke “hap vallen”! Por, mungojnë tifozët. Faji i Covid-19 në Bavari

Ndeshja hapëse e Bundesliga 2020-21 e planifikuar për nesër midis FC Bayern dhe FC Schalke 04 do të luhet pa audiencë, pra tifozë!

Kjo u vendos nga qyteti i Mynihut, sipas Dpa. Rritja e rasteve të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit në Gjermani, mbi 2100, dhe në veçanti përqindja e lartë në Bavari është arsyeja që çoi autoritetet të marrin këtë vendim.

Qeveria dy ditë më parë dha dritën jeshile për të rikthyer publikun në shkallët e stadiumeve, me 20% të kapacitetit të impianteve.

Sigurisht, kjo do të ndahet sipas landeve dhe valës së infeksionit të përhapur në Gjermani. Praktikisht do të duhet që çdo land ose rajon, të japë “ok” që tifozët të futen në një kapacitet të reduktuar ose jo.

Related posts

PSG interesohet për mesfushorin e Chelseat

Sadik.Autor

Roma kërkon hapur yllin e Atleticos

Q.Autor

PO TREGON KUALITET NË FUSHË/ Mbrojtësi i Juves me statistikat e një numri 10…

Isa.Autor

Leave a Comment