Futboll Premier League Sport

“NDIHESHA BOSH”/ Robertson dhe eliminimi i Liverpool në Champions: Një gjë nuk do ta harroj kurrë

Ishte kampioni në fuqi dhe nuk priste që të eliminohej në atë mënyrë nga Atletico Madrid. Liverpool-i është eliminuar nga Champions League 2019-20 pas humbjes 3-2 të pësuar në shtëpi kundër Colchoneros.

Një mbrëmje që do të mbetet e paharrueshme për Andrew Robertson. Në librin e tij “Robbo: Now You’re Gonna Believe Us”, ai ka shkruar:

“Ndihesha bosh, i trishtuar dhe i mundur. Atletico Madrid sapo kishte fituar në Anfield dhe momenti ynë si kampionë të Europës në fuqi kishte mbaruar. Doja vetëm të kthehesha në shtëpi”.

“Ka një moment që kam vazhduar ta kujtoj për shumë kohë dhe kam ëndërruar të kisha mundësinë të kthehesha mbrapa dhe të ndreqja gjërat. Traversa që kam goditur”.

“E dija se mundësia që më erdhi në pjesën e dytë ishte një nga më të mirat që duhej ta shfrytëzonim. Gjithçka dukej perfekte. Pas gjuajtjes së Salaj, topi erdhi tek unë, ishte ditëlindja ime, nuk kisha shënuar kurrë”.

“Mbrapa portës ishin tifozët tanë dhe nëse do të gjuaja mirë, asgjë nuk mund ta kishte ndalur topin të shkonte në rrjetë, as Oblak. Por Trippier është mbështetur tek unë në momentin që po gjuaja dhe e dimë shkuan gjërat”.

“Ai ka qenë momenti për të cilin kam menduar vazhdimisht në mendjen time në 24 orët që kanë pasuar ndeshjen”.

Related posts

E PABESUESHME/ Fituan DERBIN, presidenti LANË MAKINAT e pjesëtarëve të skuadrës (VIDEO)

Isa.Autor

Hapi i madh për legjendën e Liverpoolit, i ofrohet pankina

Sadik.Autor

TELENOVELA VAZHDON/ Suarez ul rrogën ndjeshëm për të kaluar tek Atletico, ja prapaskenat e ndarjes me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment