Futboll Sport

AS DZEKO DHE AS SUAREZ/ Juventus kontakton një sulmues tjetër

Jo vetëm edin dzeko dhe Luis Suarez.

Për sulmin e Juventus ekziston një tjetër mundësi dhe nuk bëhet fjalë për një emër të panjohur. Përkundrazi. Qendërsulmuesi i ri për bardhezinjtë mund të jetë një ish-yll i Napoli-t: Edinson Cavani.

Sipas spanjolles Don Balon, Juventus ka kontaktuar lojtarin, i cili është akoma pa ekip pas lamtumirës nga PSG.

33-vjeçari mund të jetë një alternativë e vlefshme në rast se Zonja nuk do të arrijë të marrë asnjërin mes Dzeko-s dhe Suarez-it.

Ish-lojtari i Napoli-t ka marrë kohë për të dhënë një përgjigje brenda 4 tetorit, një ditë para mbylljes së merkatos.

Related posts

Transformimi i Skënderbeut/ Ja si do të jetë formacioni i Shehit për sezonin e ri

Isa.Autor

ËSHTË I PASIONUAR PAS VIDEO-LOJËRAVE/ Neymar i çmendur pas “Counter Strike”, shpenzon 40 mijë euro për…

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Ndalen kryesuesit, Tirana vihet në ndjekje. Ja si është situata pas ndeshjeve të javës së 13-të

F.autor

Leave a Comment