Futboll Sport

ENEA GJORGJI NUK KURSEHET NË EUROPA LEAGUE/ Jep 2 kartonë të kuq dhe akordon 2 penallti në minutat shtesë

Arbitri shqiptar me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji është caktuar të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet e sotme në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.

bandicam 2020-09-17 18-20-54-138

Ndeshja në të cilën ka vendosur drejtësi arbitri shqiptar, është ajo mes armenëve të Ararat dhe skuadrës nga Lyuksenburgu, Fola. Ndeshja ka shkuar në shtesë, pas 90 minutave që janë mbyllur në barazim 3-3.

Jorgji ka pasur shumë punë për të vendosur drejtësi në ndeshjen e sotme, teksa ka akorduar 2 kartonë të kuq dhe dy penallti në minutat e fundit. Në minutën e 43’ ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë lojtarin e skuadrës armene Zhunior, ndërsa në minutën e 91’ la me dhjetë lojtarë skuadrën e Fola, për shkak se ndëshkoi me ët kuq Piementel.

Nuk përfundoi këtu, pasi Jorgji akordoi dy penallti në minutat 91’ dhe 94’ për Ararat, të cilat u shndërruan në gol nga Lima, duke barazuar shifrat 3-3 pasi më parë ishin në disavantazh 1-3.

Related posts

Erjon Braçe e thumboi për vendimin e KAS-it/ Tefik Osmani i kthen përgjigje “EPIKE”

Sadik.Autor

BOSHATISET INFERMIERIA/ Pioli mund të buzëqeshë, më në fund me grupin e plotë

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Oferta 4 milionë euroshe dhe Premier League frikësojnë Milan-in për mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment