Futboll Sport

SHAMROCK ROVERS-MILAN/ “Kuqezinjtë” me një mungesë në mbrojtje, i besojnë sulmin Ibrës (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani luan sot në transfertën irlandeze të Shemrok Roversit për Europa Ligë. Kuqezinjtë sigurisht që do tentojnë vetëm fitoren.

Trajneri Stefano Pioli ka vendosur ta rreshtojë skudrën në një modul sulmues, 4-3-3. Sulmi do udhëhiqet nga Ibrahimoviç, që do mbështetet në krahë nga Kastijeho dhe Sealamakers. Në mesfushë do jetë treshja, Çalhanoglu, Kesi dhe Benaser. Ndërsa në mbrojtje ka një mungesë, pasi nuk do të jetë Romanjoli. Vendin e tij e ka zënë Gabia.

Kalabria, Kjaer dhe Hernandez formojnë mbrojtjen. Në portë sigurisht Donaruma. Vendasit e Shemrok Rovers përgjigjen me 3-5-2, ku dyshja Grene dhe Burke në sulm do provojnë ti bëjnë keq Milanit.

Related posts

VIDEO/ Southampton në epërsi ndaj Crystal Palace, Long autor i golit

Q.Autor

ZYRTARE/ Vjen lamtumira e parë e bujshme nga Juventus, ja emri…

Delo.autor

FESTA E FITËR BAJRAMIT/ Nga Armando Sadiku tek Mergim Mavraj, ja urimet e futbollistëve të Kombëtares (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment