Sport Të tjera

E BUJSHME/ Floyd Mayweather duel me aktorin e YouTube

Floyd Mayweather, kampioni i pamposhtur i botës në disa kategori të ndryshme peshash, mund të duelojë me Logal Paul, aktorin e You Tube, një personazh publik i njohur në botën mediatike, aktor dhe në vitin 2019 pjesëmarrës edhe në një duel boksi.

Lajmi është bërë publik nga disa personazhe të njohura publike, si Keemstar, që u tha 2.8 milionë fansave të tij në “Twitter” se Mayweather do të rikthehet të duelojë në ring ndaj Logal Paul.  Edhe boksieri i peshës së lehtë Ryan Garcia e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetet sociale.

Mayweather, i tërhequr nga sporti në vitin 2017 me rekordin e 50 fitoreve dhe 0 humbje, mund të përballet kështu me një personazh që ka vetëm një duel boksi në kurrikulimin e tij, të humbur në vitin 2019. Për momentin ky lajm mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Related posts

“JAM I ZHGËNJYER”/ Shaqiri drejt largimit nga Liverpool: Ka ardhur koha për…

F.autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Lautaro “tradhton” Barcelonën, arrin marrëveshjen me gjigandët spanjoll…

Delo.autor

U PREZANTUA TEK “COLCHONEROS”/ Luis Suarez zbulon objektivat: Jam tek Atletico për…

Delo.autor

Leave a Comment