Sport Të tjera

“NUK ISHTE VENDIM I LEHTË”/ Vettel: Isha me një këmbë jashtë Formula 1, por vendosa të qëndroj

Pas largimit nga Ferrari, piloti gjerman Sebastian Vettel do të pilotojë makinën Aston Martin, që nga viti i ardhshëm do të jetë markë më vete në Formula 1. Një transferim sa i pritshëm, pasi ishte skuadra e vetme ku 4 herë kampioni i botës mund të shkonte, aq edhe surprizë, pasi bëhet fjalë për një makinë inferiore krahasuar me Ferrarin.

“Nuk ishte një vendim i lehtë. Javët dhe muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Madje ju konfirmoj se disa herë kam menduar për t’u tërhequr përfundimisht nga garat. Ishte një situatë që nuk e kisha përjetuar më parë. Mendoj se ky ishte vendimi më i mirë i mundshëm dhe koha do ta vërtetojë. Unë do të jap maksimumin”, tha Vettel.

Te Astron Martin, Sebastian Vettel do të ketë si shok skuadre Lance Stroll, djalin e pronarit Lawrence Stroll. “Doja të qëndroja në Formula 1 nëse do të kishte një projekt tërheqës. Rikthimi i kësaj marke në Formula 1 është i tillë dhe jam krenar që jam pjesë e këtij projekti. Gjithsesi, disa herë kam qenë me një këmbë jashtë Formula 1”, tha Vettel.

Related posts

ÇALON MBROJTJA E MILANIT/ Vetëm dy ekipe aq keq sa kuqezinjtë

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova bëhen bashkë, Duka: Do rindërtojmë 3 shtëpi të rënuara…

Delo.autor

PRAPASKENA E SHKARKIMIT/ Man United e zhduku Mourinhon për 15 minuta nga klubi

Delo.autor

Leave a Comment