Futboll Sport

“IBRAHIMI ASET I SHKËNDIJËS”/ Trajneri Gjoka: Ndeshjet në Europë fitohen kështu! Fati i keq që…

Shkëndija e Ernest Gjokës, arriti një kualifikim fantastik ditën e sotme në transfertë ndaj rumunëve të Botoshanit, falë golit të Ibraimit, në minutën e 3-të, duke kaluar në raundin e tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me Totenhemin. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku shqiptar, foli me superlativa për skuadrën e tij, duke u shprehur:

“Ndeshja ishte shumë e vështirë, e thamë edhe dje në konferencën për shtyp. E dinim kë kishim kundërshtar dhe e njihnim potencialin e tyre. Luanim në transfertë, në shtëpinë e tyre, në arritëm shënuam duke bërë detyrat ashtu siç duhet dhe mendoj që kjo është një fitore ku skuadra meriton fjalët më të mira, për shpirtin e garës dhe për disiplinën taktike që zbatoi me përpikëri.

Goli në minutat e para të jep mundësi pozitive për të kontrolluar lojën dhe pse jo të shënosh edhe të dytin. Duke pasur një lojtar i Besart Ibraimi që është i paparashikueshëm dhe është një aset i klubit Shkëndija dhe i të gjithë tifozerisë, mendoj që e zgjidhëm ndeshjen. Ishte një ndeshje shumë e egër, me një kundërshtar që vrapoi pa punë. Zbatuam detyrat taktike, ndeshjet në Europë fitohen kështu.

Unë mendoj që ishte i rëndësishëm pozitiviteti dhe sakrifica e skuadrës, të gjithë sot ishim të shkëlqyer, kjo fitore është vetëm për ata çuna, skuadra po vjen aty ku duhet.

Fati i keq i Shkëndijës është se në turin e 3-të do të kemi një nga ekipet elitare të futbollit Europian, sepse pretendonim se mund të shkonim akoma dhe më lart.

Të gjithë e dimë kush është Alimi për skuadrën tonë. Më vjen keq që nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Bëri detyrën kur mori kartonin. Sakrifikoi për grupin. Të fokusohemi te kampionati, është e rëndësishme që skuadra të ngrihet gradualisht”, u shpreh Gjoka.

Related posts

BARCELONA-LIVERPOOL/ Salah dhe Milner “bombardojnë” portën e “Katalanasve” (VIDEO)

Delo.autor

TË FRIKSHËM/ Zbulohet SUPER formacioni i MILANIT kundër Olympiacos

Isa.Autor

Juventusi e zemëron Chelsean, nuk heq dorë nga pretendimet për Alex Sandro

Q.Autor

Leave a Comment